Dy gola në 4 minuta, Real e Barça dhurojnë spektakël në “Bernabeu”

21 prill 2024 | 22:55

Jo më kot cilësohet si një ndër ndeshjet më spetkakolare të vitit. Pas përfundimit të pjesës së parë, me rezultatin e barabartë, 1 me 1, Real Madrid e Barcelona janë hedhur në sulm për të gjetur fitoren, në “Bernabeu”, mirëpo asnjë skuadër nuk dorëzohet, teksa kanë arritur të ndëshkojnë sërish njëra-tjetrën.

I pari që gjeti rrugën e rrjetës ishte “fantazisti” i “Katalanasve”, Fermin Lopez, me golin e tij, në minutën e 69′-të dhe vetëm 4 minuta më vonë, anëori Lucas Vazquez dërgon në rrjetë një pasim, të Vincius Junior, për të “vulosur” sërish baraspeshën. Rezultati shkon në 2 me 2.

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Fermin Lopez, 1-2

Goli i Lucas Vazques, 2-2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Hristjan, populli im thotë gur mbi gur bëhet kalaja, fjalë…