Dy hetues të krimeve ekonomike suspendohen si të dyshuar për shkelje penale

25 korrik 2019 | 16:34

Dy zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës janë suspenduar sot nga puna për 48 orë. Kjo është bërë e ditur me anën të një komunikate për medie nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës njofton se sot më datë 25.07.2019 janë suspenduar përkohësisht nga puna për 48 orë, dy (2) zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës. Suspendimi ka ndodhur për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer shkelje të renda disiplinore, pa përjashtuar edhe shkeljet penale andaj lënda e kompletuar është dërguar në Inspektoriatin Policor të Kosovës”, është thënë në komunikatën e Policisë së Kosovës.

 

/Epoka e Re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Investimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në…