Dy humbje të Kosovës në basketboll
Kosova U-20 në konkurrencën e meshkujve ka zhvilluar ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Portugali.
Djelmoshat e rinj kanë pësuar 86:37 nga Estonia, në një ndeshje ku ishin edhe të hendikepuar, sepse Dardan Kapiti dhe Ardit Pepaj, dy shtyllat e Kosovës nuk ishin 100 % të gatshëm për shkak të lëndimeve dhe kanë luajtur me minuta të kufizuar. Sidoqoftë, përzgjedhësi Ibrahim Karabegu u ka dhënë hapësirë të gjithë lojtarëve përballë Estonisë, që ka lojtarë në top ligat evropiane. Leon Neziri realizoi 12 pikë, derisa Meriton Ismaili nëntë. Synimi i Kosovës në këtë Evropian është të fitojë mës humë përvojë në gara të tilla.
“Dardanët” ndeshjen e ardhshme e zhvillojnë të shtunën ndaj Holandës nga ora 17:00. Ndërkohë, Kosova U-18, në konkurrencën e femrave ka pësuar 61:83 nga Bullgaria në luftë për pozitat 17-22. Dea Pushkolli me 17 pikë dhe Arba Hashani me 15, u dalluan më shumë te Kosova.