Dy ish-zyrtarë të Komunës së Prizrenit dënohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Z.A., ish-ushtrues detyre i Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, si dhe E.S., ish-drejtor për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, për shkak se për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar.
Gjykata Themelore nëpërmjet një komunikate për medie ka bërë me dije se i akuzuari Z.A., është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në afatin e verifikimit prej një viti i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale.
Edhe i akuzuarit E.S., është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në afatin e verifikimit prej një viti i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale.
“I akuzuari Z.A., në periodën kohore janar-dhjetor të vitit 2015 në Prizren në cilësinë e u.d. drejtor në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdorur pasurinë publike me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona tjerë juridik ‘TV Opinion’, ‘TV Besa’ dhe ‘TV Prizreni’, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik nr. 04/L41, Ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive nr. 03-L/48 si dhe Rregulloren e thesarit 01/2013 lidh kontratë për emitimin e spoteve reklamuese për nevojat e Drejtorisë së Financave të Komunës së Prizrenit, me ‘TV Opinion’ në periodën kohore prej 25.01.2015, deri më 31.12.2015 në vlerë prej 300 euro në muaj për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3 600 eurove, me ‘TV Besa’ për periodën kohore 20.01.2015, deri më 31.12.2015 në vlerë prej 300 euro në muaj, gjithsej për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3 600 euro, dhe me ‘TV Prizreni’, për periodën kohore 20.01.2015, deri më 31.12.2016 në vlerë prej 300 euro në muaj për 12 (dymbëdhjetë) muaj, 3 600 euro, ashtu që për tri televizionet arrin shumën prej 300 euro”.
“I akuzuari E.S., në periodën kohore janar-dhjetor të vitit 2016, në Prizren në cilësinë e drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdor pasurinë publike me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona tjerë juridik ‘TV Opinion’, ‘TV Besa’, dhe ‘TV Prizrenit’, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik nr. 04/L-41, Ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive nr. 03/L-48 si dhe Rregulloren e thesarit 01/2013, në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit lidh kontrata për emitimin e spoteve reklamuese lidhur me senzibilizimin e opinionit publik rreth pagesave të tatimit në pronë në Komunën e Prizrenit, me ‘TV Opinion’ për periodën kohore prej 01.01.2016, deri më 31.12.2016 në vlerë prej 300 euro në muaj për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 euro, me ‘TV Besa’ për periodën kohore 01.01.2016, deri më 31.12.2016, në vlerë prej 300 euro në muaj gjithsej për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3.600 euro, dhe me TV Prizreni për periodën kohore 01.01.2016 deri më 31.12.2016 në vlerë prej 300 euro në muaj për 12 (dymbëdhjetë) muaj 3 600 euro ashtu që për tri televizionet arrin shumën prej 17 700 euro”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Prizren.