Dy javë para se të betohet si president, Trumpi dënohet nga gjykata

03 janar 2025 | 23:45

Një gjykatë ka urdhëruar që presidenti i zgjedhur Donald Trump të dënohet më 10 janar pasi pagoi aktoren e filmave për të rritur që të mos fliste për aferën që kishin. Dënimi i tij do të bëhet vetëm 10 ditë para se ai të betohet si president.

Gjykatësi Juan Merchan ka thënë se Trumpi nuk do të dënohet me burgim.

Ai kishte falsifikuar të dhënat e biznesit në lidhje me 130 mijë dollarët që ia kishte paguar yllit pornografik Stormy Daniels që ajo të mos fliste për aferën që kishin para vitit 2016 kur ai kandidoi për president.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid e ka përmbysur rezultatin ndaj Valencias. Luka Modric…