![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/bekim-jashari-1.jpg)
Dy javë para se të shkonte në Hagë, Kadri Veseli më tha…
29 shtator 2021
| 08:03
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7, se ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i ka thënë, dy javë para se të shkonte në Hagë, se partia e tij nuk guxon të ketë kandidat kundër familjes Jashari.
Jashari zbulon se në bisedën e tij me Veselin, ai i kishte thënë se UÇK-ja ka lindur prej familjes Jashari.
Tutje ai tha se shpreson që krerët e UÇK-së në që janë në Hagë të lirohen sa më shpejt dhe të provohet lufta e drejtë e UÇK-së.
“Uroj që ata që janë atje të kthehen sa më shpejt dhe të kontribojnë për vendin dhe të vërtetohet se UÇK të jetë përjetë ushtri e pastër”, përfundoi ai.