Dy juristë i bashkohen LV-së
Albin Kurti, krytari i Lëvizjës Vetëvendosje, ka thënë se dy juristë Zijadin Spahiu dhe bashkëshortja e tij Naziktere Spahiu janë bërë pjesë e kësaj partie.
Kurti tha se ata ishin qysh herët në Lëvizje dhe tani iu bashkuan Vetëvendosjes.
“Që të dy janë me profesion juristë. Në vitin 1990, pak muaj para grevës së përgjithshme të shtatorit, Nazikterja përjashtohet nga puna nën akuzat për nacionalizëm”.
“Një vit më vonë, Zijadini, që në vitin 1975 ishte i burgosur politik i po të njëjtit regjim, refuzoi betimin për ta ushtruar profesionin e juristit për shkak të tekstit me të cilin nuk pajtohej. Që të dy qëndruan dhe nuk u thyen asnjëherë”.
“Ndihmuan luftën e UÇK-së, si në Kosovë ashtu edhe në Luginën e Preshevës. Zijadini dhe Nazikterja janë dy figura stoike të lëvizjes tonë për çlirim dhe zhvillim”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.