Dy klube angleze duan ta marrin si huazim Brojën
02 nëntor 2022
| 14:53
Reprezentuesi i Shqipërisë, Armando Broja është synim i dy skuadrave angleze. Broja nuk po merr minutat e duhur në skuadrën e Chelseat dhe kjo bën që disa skuadra të interesohen për shërbimet e tij.
Sipas raportimeve të Ben Jacobs, për Armando Brojan po interesohen Newcastle dhe Evertoni. Të dyja skuadrat duan të bëjnë lëvizje drejt shqiptarit, qysh në janar, për ta marrë kartonin e tij në formë huazimi.
Ditë më parë, Broja është shprehur i lumtur për rinovimin me Chelsean, duke përsëritur se ‘Blutë’ janë skuadra e ëndrrave të tij.