Dy klube angleze e kërkojnë Herreran
15 nëntor 2018
| 16:26
Atletico Madridi dhe Athletic Bilbao kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Manchester Unitedit, Ander Herrera, kontrata e të cilit përfundon në muajin qershor të vitit të ardhshëm.
Edhe pse së fundmi është folur se “Djajtë” i kanë ofruar rinovimin 29-vjeçarit, për momentin mes palëve nuk kanë nisur bisedimet, çfarë do të thotë se, duke nisur që nga muaji janar, përfaqësuesit e mesfushorit mund të kontaktojnë me një klub tjetër, e më pas, nëse arrihet një akord, në qershor ai mund të largohet me parametra zero.