![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/Calhanoglu-scaled.jpg)
Dy klube angleze në garë për Calhanoglun
18 maj 2021
| 13:02
AC Milan po mendon rinovimin e kontratës me futbollistin turk, Hakan Calhanoglu.
Bisedimet mes drejtuesve të klubit kuqezi dhe menaxherëve të lojtarit vazhdojnë me intensitet, por në rast se turku nuk pranon të firmosë kontratën e re me “djallin” do të largohet në fund të sezonit me parametra zero, pasi në qershor i përfundon kontrata.
Nga kjo situatë disi e ndërlikuar për italianët, kërkojnë të përfitojnë Chelsea dhe Manchester United që po monitorojnë me vëmendje çdo lëvizje që vjen nga kampi kuqezi.