Dy klube angleze në garë për Kumbullën

18 mars 2020 | 20:34

Manchester Unitedi dhe Chelsea janë futur në garë për transferimin e qendërmbrojtësit shqiptar të Veronas, Marash Kumbulla, njofton “The Sun”.

Bëhet e ditur se Verona do të kërkojë 25 milionë euro për Kumbullën.

Qendërmbrojtësi 20-vjeçar ka pasur një stinor impresiv në Serie A, duke luajtur 18 ndeshje. Në Itali raportohet se shumë klube kanë shprehur interesim për mbrojtësin e ri shqiptar, ndër to edhe Juventusi, Interi, Napoli e Lazio.

Por, në garë janë edhe dy gjigantët e Anglisë. Të dy klubet angleze kanë nevojë për të transferuar një qendërmbrojtës në verë dhe duan një lojtar të ri për të llogaritur më gjatë në të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me…