Dy klube evropiane interesohen për Dresheviqin

07 qershor 2022 | 16:22

Futbollisti i Kosovës, Ibrahim Dresheviq, është duke u kërkuar nga klubet që vijnë nga Serie A dhe Bundesliga.

Skuadra e parë që ka shprehur interesim për kosovarin është Sampdoria, por që pas tyre tani në garë është futur edhe Augsburgu. Sipas medieve italiane, Sampdoria ka kohë që është duke e shikuar si mundësi kosovarin, i cili do t’i skadojë kontrata me Heerenvenin.

Dy klubet pritet të garojnë për të marrë kosovarin, i cili në këtë sezon ka shkëlqyer me skuadrën holandeze. Dresheviqi këtë sezon në Holandë zhvilloi 32 paraqitje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës,…