Dy klube gjermane në betejë për Pjacan e Juves
02 janar 2018
| 22:27
Derisa Juventusi është pajtuar me Schalken për huazimin e Marko Pjacas, në garë për kroatin është futur edhe Wolfsburgu.
Të martën mbrëma Sky Sport Italia, ka pohuar se Schalke është pajtuar për huazimin e tij deri në verë, pa opsionin për blerje, dhe në orët e fundit Wolsburgu ka bërë një ofertë të ngjashme për të.
Sipas Sky Sports, Pjaca dëshiron të huazohet te Wolfsburgu dhe gjatë orëve në vazhdim do të bëhet e ditur e ardhmja e mesfushorit që sapo është rikuperuar nga një lëndim i pësuar muaj më parë.