Dy klube interesohen për Uzunin

24 dhjetor 2024 | 11:55

Myrto Uzuni po kalon në formë të mirë me Granadën në këtë sezon. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është kthyer në idhullin e tifozëve, ndërsa qëndron si lojtari i huaj që ka shënuar më shumë gola në histori të klubit.

Për këtë dhe ka tërhequr vëmendjen, pasi dy klube raportohet të jenë pas tij. Bëhet fjalë për Seattle Sounders në Amerikë si dhe Sevillan. Spanjollët kanë qenë të interesuar edhe më herët për shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Kontrata e 29-vjeçarit me Granadën përfundon në verën e vitit 2026. Për këtë klubi spanjoll mund të përfitojë disa milionë euro nga shitja e kartonit. Katër milionë euro u shpenzuan tre vite më parë për blerjen nga Ferencvarosi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri…