Dy klube italiane e kërkojnë Manajn
21 janar 2021
| 12:08
Rei Manaj duket shumë pranë rikthimit në Itali. Për sulmuesin lushnjar, i cili është pjesë e Barcelonës B në ligën e tretë në Spanjë, së fundmi kanë shprehur interesim dy klube italiane.
Bëhet fjalë për Crotonen që militon në Serinë A dhe Pescara që bën pjesë në Serinë B. Lajmi bëhet publik nga eksperti i merkatos Gianluca di Marzio.
Pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja për sa i përket të ardhmes së Manajt. Kujtojmë që shqiptari në të kaluarën ka qenë pjesë e Cremoneses, Interit, Pescarës dhe Pisës në Itali.
Një rikthim në Serinë A do të ishte ideal për 23-vjeçarin i cili kërkon t’i shpalosë aftësitë e tij.