Dy klube italiane në garë për Costan
14 prill 2020
| 13:32
Roma dhe Napoli kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e sulmuesit të Atletico Madridit, Diego Costa, shkruan “Mundo Deportivo”.
Dy klubet po kërkojnë përforcime në repartin e sulmit dhe 31-vjeçarin e kanë prioritet. Roma kishte tentuar të transferonte Diego Costan edhe në vitin 2013 dhe 2018.
Diego Cosa ka kontratë me Atleticon deri në verën e vitit 2021 dhe paga e tij e madhe mund të jetë pengesë në transferimin e tij në Itali. Costa këtë edicion ka luajtur 19 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar dy gola e asistuar tre tjerë.