Dy klube italiane në garë për Hoxhën
12 dhjetor 2023
| 15:28
Ish-futbollisti i Ballkanit dhe njëherit Slaven Belupon, Arbër Hoxha është duke e kaluar një sezon fantastik në Kroaci dhe kjo ka bërë që klubet e njohura t’ia vënë syrin atij.
Interesim për Hoxhën ka shfaqur Dinamo Zagrebi,kurse tash garës për të i janë shtuar edhe dy skuadra nga Seria A. Sipas “Sportske Jutarnji”, interesim për Hoxhën kanë shfaqur klubet elitare italiane, Torino e Monza.
Hoxha i ka realizuar 5 gola dhe i ka dhuruar 3 asistime në pjesën e parë të sezonit, ndonëse u injorua nga Kombëtarja e Kosovës në këtë vit. Nga shitja e Hoxhës, Slaven Belupo mund t’i fitojë 2-3 milionë euro.