
Dy klube italiane në garë për Ismajlin
20 nëntor 2019
| 12:12
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli mund të transferohet në Seria A.
Mediet në Kroaci raportojnë se futbollisti nga Kosova ka tërhequr vëmendjen e Atalantës dhe Bolognas. Ai ka kontratë me skuadrën e Hajdukut të Splitit deri në vitin 2022, por kjo nuk do të thotë se nuk do të transferohet në kampionatin elitar të Italisë.
23-vjeçari karrierën e ka nisur në skuadrën e 2 Korrikut, kurse me pas luajti edhe për Prishtinën.
/Epoka e re/