Dy klube italiane në garë për Mirlind Dakun
29 tetor 2020
| 13:23
Edhe një futbollist nga Kosova mund të transferohet në Itali. Bëhet fjalë për sulmuesin e Ballkanit, Mirlind Daku, i cili është më i miri në kampionatin elitar të Kosovës duke qenë autor i 15 golave në vetëm nëntë xhiro.
“Calciomercato.com” shkruan se dy klubet e Seria A, Lazio dhe Torino janë të interesuara për sulmuesin që është në pronësi të Osijekut.
Pas formës së mirë të Dakut, nga analistët është propozuar që sulmuesi të ftohet nga përzgjedhësi i Përfaqësues A të Kosovës, Bernard Challandes.
(V.Z / Epoka e re)