Dy klube në garë për Belottin
29 mars 2021
| 16:47
Stina e verës do të jetë shumë e nxehtë për Andrea Belottin. Sulmuesi i Torinos, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022, ka lënë pezull çështjen e rinovimit me klubin “granata”.
Për 30-vjeçarin interesohen klube si Milani dhe Chelsea. Sipas medieve angleze, skuadra e drejtuar nga gjermani Thomas Tuchel është vënë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe ka piketuar pikërisht Belottin për sezonin ardhshëm.