
Dy klube në garë për Boatengun
09 prill 2021
| 23:04
Barcelona dhe Tottenhami janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për mbrojtësin e Bayern Munichut, Jerome Boateng.
Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, mbrojtësi gjerman do të largohet nga “bavarezët” në fund të këtij sezoni.
32-vjeçari nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe në fund të edicionit do të jetë futbollist i lirë.
Drejtuesit e klubit të Barcelonës kanë kontaktuar menaxherin e lojtarit për të parë situatën e Boatengut.
Tek katalunasit Boatengun e shohin si përforcim ideal në fazën e mbrojtës.
Boateng është pjesë e klubit gjerman që nga viti 2011 kur u transferua nga Manchester City.