Dy klube në garë për Iscon
29 nëntor 2018
| 15:40
Isco nuk është aktivizuar fare në ndeshjen e fundit që Real Madridi e fitoi ndaj Romës (0-2), në Ligën e Kampionëve.
Kjo ka bërë që mediumet në Spanjë të raportojnë për ndarjen e rrugëve të Iscos me skuadrën nga Madridi që në afatin kalimtar të janarit.
Ndërsa “AS” zbulon se dy skuadra të mëdha evropiane e duan mesfushorin e Kombëtares së Spanjës. Bëhet fjalë për Manchester Cityn e Pep Guardiolës dhe Juventusin.
/Epoka e re/