Dy klube në garë për Umtitin

30 prill 2021 | 13:29

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti mund të largohet nga “Camp Nou”.

Francezi e ka humbur prej kohësh vendin e titullarit dhe nuk shihet nga trajneri Koeman si lojtar ku mund të bazohet për sezonin e ardhshëm ndaj dhe shitja e tij është e pashmangshme.

Një prej ekipeve të interesuara është Manchester United që nuk e ka si prioritet, por nëse do të dështonte me Varane, atëherë do ta shihte francezin si një opsion. Zeniti është gjithashtu ekip i interesuar dhe që ka pasur më shumë kontakte me agjentin e Umtitit, dhe është në gjendje të ofrojë 15 deri në 20 milionë euro për kartonin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-missi, Silvana Bushati, e cila në zgjedhjet e 25 prillit…