Dy klube spanjolle e duan Muriqin
09 nëntor 2022
| 16:54
Sulmuesi Vedat Muriqi po shkëlqen me fanellën e Mallrocas në La Liga. Pas shtatë golave të shënuara, reprezentuesi i Kosovës ka tërhequr interesimin e dy klubeve spanjolle.
“Diariodemallorca” raporton se prizrenasin e do Sevilla, e cila nuk është e kënaqur me sulmuesit aktualë Rafa Mir e En Nesyri. Ish-futbollistin e Lazios po e pëlqen edhe Villarreali.
Pas përformacës së mirë, nuk përjashtohet mundësia që Muriqin ta shohim në një klub më të madh spanjoll në vitin 2023.