Dy klube turke e kërkojnë Baftiun

29 korrik 2020 | 12:06

Ylli i Ballkanit, Blendi Baftiu, ka spikatur në këtë sezon në elitën e futbollit të Kosovës duke realizuar 19 gola.

Ai ka tërhequr interesimin e dy skuadrave të mëdha turke Beshiktashit dhe Fenerbahçes. Lajmi është bërë publik nga media turke “IHA”, teksa drejtuesit e klubit nga Suhareka, kërkojnë t’i mbushin arkat me shitjen e xhevahirit të tyre, i cili së fundmi u vlerësua edhe nga UEFA, në listën e 50 talentëve më të mirë që duhen vëzhguar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjigandi teknologjik “Google” ka marrë vendimin që deri në verën…