Dy klubet e mëdha evropiane pas Enriques

11 dhjetor 2022 | 12:29

Trajneri spanjoll, Luis Enrique, i cili pak ditë më parë u shkarkua nga kreu i bankinës së Kombëtares së Spanjës, raportohet se është në kërkim të një aventure të re.

‘Sport’ të dielën shkruan se dy klubet e mëdha evropiane, Manchester United dhe Atletico Madrid janë në garë për të nënshkruar me ish-trajnerin e Barcelonës.

United e sheh Enriquen pasues të denjë të Erik ten Hag nëse gjërat nuk shkojnë në rrugën e duhur, derisa edhe krerët e Atletico Madridit janë të interesuar për spanjollin pasi Atletico nuk po e gjen formën e mirë këtë sezon të garave me trajnerin Diego Simeone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Treshja e famshme e aktorëve të serialit “Kafeneja Jonë”, Fatmir…