Dy klubet e mëdha gjermane pas Rrudhanit
04 qershor 2023
| 14:42
Lojtari i Kombëtarës së Kosovës në futboll, Donat Rrudhani, kishte një sezon të mirë duke u shpallur kampion në Zvicërs me Young Boys.
Për shkak të paraqitjeve të mira, sipas gazetarit Arlind Sadiku, për 24-vjeçarin kanë shprehur interesim dy klubet e mëdha gjermane, Borussia Monchengladbach dhe Schalke 04.
Anësori nga Kosova, në 35 paraqitje në të gjitha garat me kampionët e Zvicrës këtë sezon, ka regjistruar 2 gola dhe 6 asistime.