Dy klubet e mëdha italiane në kërkim të Chiesas
11 korrik 2024
| 16:17
Pas emërimit të Thiago Motta në krye të bankinës së Juventusit pritet të këtë shumë largime, derisa i pari mund të jetë Federico Chiesa.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, “Bardhezinjtë” po shqyrtojnë mundësinë e shitjes së anësorit, të cilit kontrata i skadon pas një viti, teksa deri më tani 26-vjeçari kërkohet me ngulm nga tekniku i ri i “Bluve” të Napoli, Antonio Conte, mirëpo jo vetëm, pasi italiani është edhe në listën e “Verdhekuqve” të Roma, me strategun De Rossi që e pëlqen shumë profilin e tij.
Chiesa u transferua me shumë bujë në verën e vitit 2022, për shifrën e 44.5 milionë eurove, nga “Violët” e Fiorentinës.