Dy klubet italiane në garë për Zhegrovën
01 qershor 2023
| 11:32
Reprezentuesi i Kosovës dhe anëtari i Lille, Edon Zhegrova është shndërruar në objektiv të dy skuadrave italiane: Napoli dhe Milan.
Zhegrova ka kontratë me Lille deri në qershor 2026, kurse Napoli po e sheh si një zëvendësues ideal për Hirving Lozanon, i cili mund të largohet nga “Stadio Maradona” në verë, duke pasur klube të Premierligës dhe Ligue 1 të interesuara për nënshkrimin e tij.
Në anën tjetër edhe Milani e dëshiron 24-vjeçarin nga Prishtina, pasi konsiderohet si një lojtar i nevojshëm për klubin kuqezi.