Dy komisione diskutojnë për pandeminë, pa praninë e mediave
12 maj 2020
| 10:17
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të mblidhen sot për të diskutuar rreth situatës me COVID-19 në vendin tonë.
Në komisionin e parë anëtarët do ta takojnë drejtorin e ShSKUK-së, Basri Sejdiu, drejtorin e IKShP-së, Naser Ramadani, menaxherin e Qendrës së Karantinës, Valdet Hashani dhe menaxherin e Qendrës Operative, Pashk Buzhala.
Ndërsa në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të ketë diskutim lidhur me menaxhimin e situatës se sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë globale COVID-19.
Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhjet e këtyre komisioneve do të mbahen pa praninë e mediave.