Dy kompani të tjera amerikane pezullojnë punën në Rusi
10 mars 2022
| 08:33
Makineritë e rënda të kompanive Caterpillar dhe John Deere kanë pezulluar punën e tyre me partnerët rusë.
Caterpillar tha se aktivitetet e tyre në kantieret e saj prodhuese me bazë në Rusi janë “bërë gjithnjë e më sfiduese, duke përfshirë ndërprerjet dhe sanksionet në zinxhirin e furnizimit”.
Ndërkohë, John Deere tha se makineritë e kësaj kompanie nuk do të dërgohen më as në Rusi, as në Bjellorusi, e cila ka mbështetur pushtimin e Ukrainës.