Dy Koretë shkëmbejnë zjarr
03 maj 2020
| 08:44
Koreja e Veriut dhe e Jugut kanë shkëmbyer zjarr në pikën kufitare. Sipas një deklarate të ushtrisë së Koresë së Jugut, ushtria e Koresë së Veriut qëlloi me armë drejt një roje në pikën kufitare në qytetin Cheorwon.
Nuk raportohet për viktima nga ana e Koresë së Jugut. “Si kundërpërgjigje, Koreja e Jugut qëlloi në dy raunde si dhe dhamë njoftimin paralajmërues sipas manualit tonë”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.
Një zyrtar tha se Koreja e Jugut po përpiqet të kontaktojë me Korenë e Veriut. Akoma nuk dihet çfarë e provokoi këtë shkëmbim zjarri. Kujtojmë se kjo është hera e parë në pesë vjetët e fundit që trupat e Koresë së Veriut qëllojnë drejtpërdrejt ndaj trupave të Koresë së Jugut.