Dy kryetarët e VV-së bojkotojnë takimin me ambasadorin amerikan, ndryshe veprojnë dy të PDK-së
29 maj 2023
| 10:17
Dy kryetarët e komunave veriore, Ereden Atiq i Mitrovicës së Veriut dhe Lulzim Hetemi i Leposaviqit, e kanë bojkotuar takimin me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i ka ftuar katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës në takim, por në takimin që ka nisur pak më parë janë parë të hyjnë vetëm dy kryetarët nga Partia Demokratike e Kosovës, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci.
Takimi me Hovenierin mbahet në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe pritet të ndiqet edhe nga shefi i kësaj zyre, Tomas Syzjong.
Tash për tash nuk dihet se kush tjetër prej ambasadorëve merr pjesë në takim.