Dy lajmet e mëngjesit sot: Kallëzim penal ndaj Nagavcit dhe Rizvanolli paraqitet në Prokurorinë Speciale
12 nëntor 2024
| 11:40
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka komentuar zhvillimet e sotme politike.
Deliu në një postim në “Facebook”, ka shkruar se sot është ngritur kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrja Rizvanolli paraqitet në Prokurorinë Speciale.
“Dy lajmet e mëngjesit sot: Kallëzim penal ndaj ministres Arbërie Nagavci dhe ministrja Rizvanolli paraqitet në Prokurorinë Speciale. Ndërkohë, dje, ministri Hekuran Murati tha se qe 20 vjet është shkatërrua gjithçka. Sikur Serbia e ka ndreq Kosovën, na e kemi prishë, ndërsa Vetëvendosja po e ndërton përsëri. Okay, ka logjikë”, ka shkruar Deliu.