Dy lojtarë nga Kosova bëhen pjesë e Sampdorias
07 gusht 2024
| 16:10
Skuadra e madhe italiane, Sampdoria do të ketë dy talentë nga Kosova brenda saj.
Pak muaj më parë me Sampdorian kishte nënshkruar supertalenti kosovar, Leon Zeqiraj, mbrojtës i përfaqësueses U19 të Kosovës.
Bashkëlojtar me Zeqirajn tani do të jetë edhe Adam Hasani. 15 vjeçari që po ashtu është anëtar i grupmoshave të Kosovës ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me skuadrën e njohur italiane.
Hasani menaxhohet nga kompania e njohur italiane “ct10managemet_itscouting”, që administrohet nga emra të shquar si Emiliano Andreocci, Francesco Totti dhe Giovanni de Montis.