Dy lojtarë të Fulhamit infektohen me koronavirus
28 maj 2020
| 14:09
Dy lojtarë të Fulham janë testuar pozitivisht për koronavirus në raundin e fundit të testimeve në EFL.
EFL ka njoftuar se në raundin e fundit të testimeve janë testuar për COVID-19 plotë 1030 persona, përfshirë futbollistë dhe staf të klubesh, dhe tre prej tyre kanë dalë pozitiv, të cilët vijnë nga dy klube.
Dy tre personat, janë futbollistë të Fulhamit.
Skuadra e Fulhamit nuk ka zbuluar identitetin e futbollistëve, të cilët janë dërguar në vetë izolim, sipas rekomandimeve të institucioneve.
Fulham është në mesin e skuadrave pretendente për për t’u ngjitur në Premierligë, dh pas 27 ndeshjeve të zhvilluara në Championship, renditen në vendin e tretë me 64 pikë.