
Dy lojtarë të Maqedonisë infektohen me Covid-19
29 shtator 2020
| 14:56
Pandemia Covid-19 është duke “sulmuar” lojtarët e Maqedonisë së Veriut. Dy lojtarë të kësaj kombëtare kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Bëhet fjalë për portierin Martin Bogatinov, si dhe sulmuesin Jovan Kostovski, njofton Ekipa.mk. Të dy lojtarët janë pjesë e klubit Ethnikos Achna të Greqisë, tek e cila dolën pozitivë 16 lojtarë. Ata kanë konfirmuar se do të jenë për 14 ditë në izolim, ndërsa në karantinë janë që nga e premtja.
I dyshuar mbetet edhe sulmuesi me përvojë Goran Pandev, pasi 14 anëtarë të klubit të tij, Genoa kanë dalë pozitivë.