Dy lojtarë të Parmas rezultojnë pozitiv me Covid-19
17 maj 2020
| 00:09
Dy futbollistë të skuadrës Parma Calcio 1913 janë vendosur në karantinë pasi janë diagnostifikuar me Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur vet klubi italian përmes një komunikate, ku ka theksuar se testet janë kryer ndaj 60 personave, prej të cilëve 2 kanë rezultuar pozitiv, shkruan Goal.
Megjithatë dy të infektuarit në fjalë ende nuk kanë shfaqur simptoma dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Parma ka njoftuar se do t’i nisë stërvitjet të hënën (18 maj, 2020), pa dy lojtarët e infektuar të cilët janë dërguar në karantinë.