
Dy lojtarë të Realit infektohen me koronavirus
07 nëntor 2020
| 17:14
Real Madridi ka konfirmuar se Casemiro dhe Hazardi kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Reali ka bërë të ditur se ata kanë rezultuar pozitivë pas testimeve të djeshme.
“Të gjithë lojtarët e tjerë, stafi i trajnerëve si dhe punëtorët e tjerë që punojnë me ekipin e parë kanë rezultuar negativë”, thuhet në njoftim.
Kjo nënkupton se këta dy futbollistë nuk do të jenë në dispozicion në derbin e nesërm ndaj Valencias, derisa pritet të jenë në vetizolim për dy javët e ardhshme.