Dy mbesat e vjedhin dajën: I shkojnë në shtëpi si mysafire dhe ia marrin paratë
16 janar 2022
| 12:46
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht dy vajza, kushërira pasi kanë vjedhur dajën e tyre.
Mësohet se dy vajzat E.D 23 vjeçe dhe A.M 16 vjeçe në bashkëpunim me njëra-tjetrën i kanë vjedhur një shumë parash në banesën e dajës së tyre, shtetasit A. S., 37 vjeç.
“Specialistët për hetimin e krimeve në komisariatin e policisë nr. 4 proceduan penalisht shtetaset E. D., 23 vjeçe dhe A. M., 16 vjeçe (kushërira), pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e dajës së tyre, shtetasit A. S., 37 vjeç”, ka njoftuar policia.