Dy medalje evropiane për taekwondistët
02 janar 2021
| 20:00
Dy medalje të bronzta ishte bilanci i medaljeve të fituara nga taekwondistët e rinj në kampionatin evropian për kadetë që u mbajt në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.
Jon Gashi dhe Elion Agushi u ngjitën në podium, në kategoritë 61 kilogramë, përkatësisht 57 kg. Agushi mposhti rumunin Stefan Agrisan, ndërsa u mposhtë në gjysmëfinale nga Fahrudin Adiloviq i Bosnjë e Hercegovinës.
Gashi triumfoi ndaj polakut Mikolai Sokoloëski, për t’u ndalur më pas në gjysmëfinale.
(Epoka e re)