Dy medalje për Kosovën në Kampionatin Evropian të boksit

19 prill 2022 | 11:23

Dy medalje të bronzta kanë arritur që t’i sigurojnë boksierët kosovarë Taulant Jakupi dhe Donat Syla.

Jakupi dhe Syla patën paraqitje mjaft të mira në kampionat. Në çerekfinale në luftë për medalje në kategorinë 86 kilogramë Taulant Jakupi boksoi kundër boksierit nga Armenia Aleksanyan Aghvan ku korri fitore dhe siguroi medaljen e bronztë dhe më datën 20 prill i njëjti do të boksojë për t’u kualifikuar në finale.

Po ashtu medaljen e bronztë e siguroi në kategorinë 92 kilogramë Donat Syla i cili në çerekfinale mundi boksierin nga Moldavia Cojocari Daniel dhe u kualifikua për në gjysmëfinale.

Nga ana tjetër, boksierja Alnera Brahimi humbi në të tetën e finales kundër boksieres nga Hungaria Kovacs Nikolett, njofton Federata e Boksit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja shqiptare, Oriola Marashi, ka realizuar një fotosesion të ri.…