Dy ministrat e qeverisë Hoti sot vizitojnë Luginën e Preshevës
09 korrik 2020
| 10:12
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi do të qëndrojnë sot (e enjte) në Luginë të Preshevës.
“Sot në një delegacion të përbashkët me ministrin e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, z. Selim Selimi, vizitojmë Luginën e Preshevës”.
“Do takohemi me përfaqësuesit politikë shqiptarë, disa biznese lokale, dhe rininë e studentët – për t’u njoftuar nga afër me kushtet dhe pozitën e tyre atje” , është shprehur Haradinaj-Stublla.