Dy motrat nga Kosova, pjesë e ‘Miss Afrika në Zvicër’
Një spektakël i nivelit ndërkombëtar, ai i bukurisë do të mbahet në Zvicër këtë fundvit, ku bukuroshet nga Kosova do të zbresin në pistë për të konkurruar për kurorën e “Miss Afrika në Zvicër”.
E pjesë e këtij konkursi të bukurisë do të jenë dy motrat me prejardhje nga Kosova, Bernadeta Anna Nikollbibaj, “Miss Grande Kosova” dhe Lea Galliker, një modeluese tjetër e me suksese të mëdha në fushën e modelimit, nga kompania “Worldmodel”.
Anna do të jetë pjesë e jurisë, ku së bashku me profesionist të tjerë do t’i vlerësojnë bukuroshet nga Afrika.
“Ndihem shumë e privilegjuar që do të jem pjesë e këtij spektakli. E vlerësoj lartë ftesën nga organizatorët dhe jam shumë krenare, pasi do të jem e vetmja shqiptare e cila do t’i vlerësoj bukuroshët nga vendet e tjera të botës”, ka thënë Anna për gazetën “Projekti”.
Ndërsa, roli i Leas në këtë spektakël do të jetë ai i stilistes. Spektakli i bukurisë do të mbahet më 28 dhjetor, në Zvicër.