Dy muaj nga aksidenti i Sala, zbulohet detaji i ri që mund ta kishte shpëtuar
30 mars 2019
| 14:20
Emiliano Sala humbi jetën rreth 2 muaj më parë kur avioni i tij udhëtonte nga Nanta në drejtim të Kardifit.
Ka qenë “BBC Wales” ajo që ka publikuar një detaji të ri për sa i përket ngjarjes.
Piloti David Ibotson nuk kishte kualifikimin e duhur për të fluturuar natën. Ai besohet se nuk i ka dalluar ngjyrat dhe prandaj në licensën e tij të fluturimit shkruhej se duhet të fluturonte vetëm gjatë ditës. Sala dhe Ibotson humbën jetën të dy pas rrëzimit të avionit në det.
Aviacioni Civil i Britanisë së Madhe ende nuk ka bërë një koment rreth këtij lajmi.