Dy murgesha nga Kosova humbin jetën në aksidentin midis Shkodrës e Lezhës
Në aksidentin e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, bëhet me dije se dy personat që humbën jetën janë murgesha nga Kosova, të identifikuara si shtetaset Diana Mjeshtri 45 vjeçe dhe Luljeta Zefi 39-vjeçe, ndërsa 5 persona të tjerë mbetën të lënduar rëndë.
Nga hetimet paraprake, sipas burimeve policore rezulton se mjeti tip “Fouristradë” ku udhëtonin 4 persona që kanë mbetur të lënduar, ka goditur në pjesën e pasme mjetin tip “AUDI” me targë 778, RA ku udhëtonin tre murgesha.
Si pasojë e përplasjes dy murgesha humbën jetën, ndërsa murgesha, Beta Mata 32 vjeçe ka mbetur e plagosur rëndë. “Fouristrada”, ka tentuar që të frenojë por si shkak i shpejtësisë ka qenë e pamundur për të ndaluar apo për të manovuar. Fouristrada ka përfunduar në kanal ndërsa fare pranë saj edhe mjeti tjetër i aksidentuar. 5 të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës, transmeton “Mapo.al”.