Dy ndeshje e Superligës përfundojnë baras
15 shkurt 2021
| 15:29
Dy ndeshjet e Superligës që u zhvilluan sot (e hënë), përfunduan me rezultat të barabartë 1-1.
Në derbin e zhvilluar në Drenas mes Feronikelit dhe Gjilanit nuk pati fitues, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 1-1. Pas 20 minutave lojë, Adem Maliqi e kaloi skuadrën vendase në epërsi 1-0. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me ketë rezultat, derisa në fillim të pjesës së dytë mysafirët e barazuan rezultatin me golin e shënuar nga Muhamed Useini.
Edhe ndeshja tjetër mes Trepçës ’89 dhe Arbërisë përfundoi me rezultat 1-1. Pas njëzetë minutave lojë, Anes Hoti e kaloi Arbërinë në epërsi. Vendasit nuk u ndaluan në kërkim të golit të barazimit dhe atë e arritën në minutën e 70-të, derisa shënues ishin Adenis Shala.
/Epoka e re/