Dy ndeshjet e Superligës mbyllen në barazim

15 mars 2025 | 16:00

Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme të javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani arriti të fitojë një pikë të madhe në minutat shtesë, duke barazuar 1:1 në shtëpi me Prishtinën.

Jarovic shënoi autogol në minutën e 22-të, kurse Roganovic në shtesa barazoi rezultatin.

Me këtë barazim, Gjilani tani ka 35 pikë në vendin e katërt, kurse Prishtina del në pozitën e pestë me 32 pikë.

E ndeshja mes Dukagjinit dhe Dritës në Klinë u mbyll pa fitues, 1:1.

Drita kaloi në epërsi në minutën e 39-të kur Kostyshyn realizoi.

Dy minuta më vonë, trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq.

Por, krejt në minutat shtesë, Dukagjini gjeti forcën dhe e barazoi rezultatin nëpërmjet Hekuran Berishës.

Me këtë barazim, Drita vazhdon si liderë me 54 pikë, 11 më shumë se Ballkani. Kurse, Dukagjini me këtë pikë shkon në 32 sosh në vendin e shtatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një bashkëbisedimi me mediat të premten në bazën ushtarake…