Dy nga ushtarët më të përgatitur dhe më të fortë e lënë uniformën e FSK-së

14 shkurt 2025 | 21:00

Po vazhdon ikja e të rinjve nga uniforma e Ushtrisë së Kosovës. Dy nga ushtarët më të përgatitur në FSK kanë lënë uniformën e Ushtrisë së vendit.

Derisa Valdet Vidishiqi ka pak kohë që e la uniformën dhe mori rrugën për në gurbet për një jetë më të mirë.

Së fundmi, edhe ushtaraku tjetër, Edmond Hyseni, është përshëndetur nga shërbimi ushtarak në uniformën që shteti i Kosovës e krijoi.

Edhe Hyseni, edhe Vidishiqi “iken” nga uniforma për shkak të kushteve jo të mira dhe pagave jo të mira me të cilat ishte vështirë për një jetë normale.

Ndryshe, është mjaft shqetësuese ikja e të rinjve nga uniforma e FSK-së, dhe kjo po ndodh për shkak të kushteve financiare por edhe ofertave tjera nga institucione dhe kompani private që ofrojnë për vendet e tyre të punës./ Jepi zë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti dhe gazetari, Lirim Mehmetaj i ka reaguar Bekim Jasharit,…