Dy oficerë policie dhe një civil vriten në Australi

12 dhjetor 2022 | 14:33

Dy oficerë policie dhe një civil janë qëlluar për vdekje në një pronë të largët në Queensland, Australi.

Policët po i përgjigjeshin raporteve të një personi të zhdukur në Wieambilla, 270 kilometra në perëndim të Brisbane.

Autorët janë ende në kërkim, tha policia në një konferencë për shtyp. Banorëve u thuhet të qëndrojnë brenda “deri në njoftimin e mëtejshëm”, shkruan “BBC”.

Mark Ryan, ministri i policisë së Queensland, e ka përshkruar incidentin si “një ngjarje traumatike, konfrontuese dhe shkatërruese për komunitetin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me…